ngreh
NGREH kal.
- 1. Shtrij diçka nga njëri skaj tek tjetri duke e tërhequr me forcë për ta zgjeruar ose për ta zgjatur sa më shumë, tendos, ndej. Ngreh lëkurën. Ngreh dajren. Ngreh telat e kitarës (e mandolinës, e violinës). Ngreh fijet e pëlhurës.
- 2. E bëj gati për të punuar një vegël a një mekanizëm, duke tendosur një pjesë të tij, kurdis. Ngreh pushkën (shulin, çarkun). Ngreh sahatin (zilen e sahatit). Ngreh gramafonin.
- 3. Bashkoj pjesët e ndryshme të një vegle a të një pajisjeje dhe e vë që të punojë; e vë të punojë a të veprojë; ndërtoj, ngre; kund. shkreh. Ngreh vegjën. Ngreh sharrën. Ngreh kazanin e rakisë. Ngreh çadrën.
- 4. fig. bised. Nis të bëj a të kryej diçka që do përgatitje më shumë njerëz a mjete. Ngrehën luftën. Ngrehu dasmë. Ngrehu tregti.
- 5. Tërheq pas vetes, heq. Ngreh zvarrë (zharg). E ngreh për hunde dikë e bëj të veprojë si dua unë.
- Ngreh (çoj) veshët shih te VESH,~I Ngreh e shkreh prish vazhdimisht atë që ka ndërtuar; punon pa dobi, ndreq e prish. Ngreh e mos këput
- a) vepron me maturi, përpiqet të mos bëjë diçka të skajshme;
- b) bën lëshime të tepruara.