ngrehë
NGREHË f.
- 1. Tërësia e trarëve që ngrihen nga muret e shtëpisë deri te kulmi dhe që shërbejnë si mbështetje e çatisë. Ngreha shtëpisë (e çatisë). I vë ngrehën shtëpisë.
- 2. arkit. Tërësia e pjesëve prej druri, prej hekuri etj. që përbëjnë skeletin e një ndërtese, skelet. Ngrehë metalike. Ngrehë mbajtëse. Ngrehë çatie.
- 3. anat. Tërësia e eshtrave të një frymori, skelet, eshtëri.