NGREHUR mb.

  • 1. I tendosur, i nderë. Lëkurë e ngrehur.
  • 2. Që është gati për të vepruar; kund. i shkrehur. Pushkë e ngrehur. Çark i ngrehur. E mbaj të ngrehur.
  • 3. fig. Që e mban hundën përpjetë, i fryrë, i kapardisur, i krekosur.
  • Është pushkë e ngrehur (e mbushur) shih te MBUSHUR (i,e).


NGREHUR ndajf.

  • 1. Gati për t'u shkrehur, në gatishmëri. E mban pushkën ngrehur.
  • 2. fig. Duke u krekosur, me fodullëk. Rri ngrehur.
  • Me veshët ngrehur me vëmendje të madhe për të dëgjuar çdo gjë ose për të qenë i gatshëm për çdo të papritur.