NGROHJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NGROH, NGROHEM. Ngrohja e dhomës (e zyrës). Ngrohja e motit (e kohës). Ngrohja e marrëdhënieve.
  • 2. Tërësia e pajisjeve, që shërbejnë për të ngrohur një vend a një mjedis. Ngrohje qendrore. Ngrohje elektrike. Ngrohje me dru (me qymyr). Sistem ngrohjeje.