NGROHTËSI f.

  • 1. Afsh i ngrohtë, që vjen nga një send; gjendja e ngrohtë e një sendi, të qenët i ngrohtë; kund. ftohtësi. Ngrohtësia e diellit (e zjarrit). Ngrohtësia e ujit (e ajrit, e tokës). Ngrohtësia e trupit. Lëshon ngrohtësi. E mban ngrohtësinë.
  • 2. Ndjenja që kemi kur na ngrohet trupi. Më kalon një ngrohtësi.
  • 3. fiz. shih NXEHTËSI,~A Ngrohtësi specifike. Zhvillon ngrohtësi.
  • 4. fig. Qëndrim i afërm e i përzemërt, përzemërsi; të qenët i ngrohtë (në sjelljen, në qëndrimin kundrejt dikujt). Ngrohtësia e familjes (familjare). E priti (e përshëndeti) me ngrohtësi. I foli me ngrohtësi. E ndien ngrohtësinë e shokëve.
  • 5. fig. Shfaqja e një ndjenje të butë, të ëmbël, shprehja e një ndjenje të ngrohtë nëpërmjet një vepre artistike, një kënge etj. Këndon (luan) me ngrohtësi. E shkruar me ngrohtësi.