ngrys
NGRYS kal.
- 1. Kaloj një ditë deri në mbrëmje. E ngrysëm edhe këtë ditë.
- 2. Kaloj një periudhë kohe, zakonisht me mendime ose pa ndonjë gëzim; kaloj periudhën e fundit të jetës, mbyll. Ngrys ditët. E ngrysi jetën brenda katër mureve. E ngrysi pleqërinë vetëm.
- 3. Vrenjt. Ngrys vetullat. Ngrys fytyrën.
- 4. bised. Bëhem shkak për të vonuar dikë, vonoj; e bëj të ndalet a të presë gjatë diku. Na ngryse këtu.