ngujoj
NGUJOJ kal.
- 1. Mbyll mirë derën me shul a me ndonjë mjet tjetër që të mos hapet, kyç, zë. Ngujoi derën. E ngujoi me shul (me dry).
- 2. Mbyll brenda në një kështjellë, kullë etj. dhe nuk e lë të dalë; mbaj të rrethuar në një vend. E ngujuan në shtëpi (në kullë). E ngujuan armikun në fortesë. Na ngujoi të ftohtët (dëbora, shiu) u mbyllëm në shtëpi nga të ftohtët (nga dëbora, shiu), nuk dalim dot jashtë, mbetëm brenda.
- 3. Pengoj dikë dhe nuk e lë të bëjë lëvizje ose të ecë, mbërthej në vend, gozhdoj. I ngujoi këmbët (duart). E ngujuan armikun. E ngujoi në vend.
- Ia ngujoi (ia lidhi, ia zuri) këmbët shih te ZË.