ngulët
NGULËT mb.
- 1. Që rri në një vend pa lëvizur. Yll i ngulët. Bosht i ngulët.
- 2. fig. I përqendruar në një pikë a në një vend (për vështrimin). Shikim (vështrim) i ngulët.
- 3. fig. Që është i qëndrueshëm për një kohë të gjatë, që nuk ndryshon, i patundur. Besim (mendim) i ngulët. Bindje të ngulëta. Rregulla të ngulëta.
- 4. Që bëhet duke u përqendruar për një kohë të gjatë në diçka; që është këmbëngulës në diçka. Me punë të ngulët. Studiues i ngulët.