ngulur
NGULUR mb.
- 1. Që ka hyrë në një trup me goditje a me të shtyrë (për një send me majë); kund. i shkulur. Shtylla të ngulura. Hunj të ngulur.
- 2. I kapur a i mbërthyer pas diçkaje që të mos lëvizë; kund. i lëvizshëm. Makara e ngulur. Bosht i ngulur.
- 3. Që ka zënë vend diku për të banuar e jetuar; që jeton vazhdimisht në një vend; kund. endacak. Banorë të ngulur. Mënyra e ngulur e jetesës.
- 4. I përqendruar në një vend. Me sy të ngulur. Me vështrim (me shikim) të ngulur.
- 5. fig. I ngulët, i ngulmët. Shpresë (bindje) e ngulur. Punë e ngulur.