ngurtë
NGURTË mb.
- 1. fiz. Që ruan të pandryshueshme trajtën dhe përmasat për shkak të lidhjes së ngushtë midis molekulave të veta dhe që nuk merr trajtën e enës ku shtihet si lëngjet, as nuk shpërndahet si gazet. Trup i ngurtë. Lëndë të ngurta. Në gjendje të ngurtë.
- 2. Që është i fortë e i paepshëm si guri; që nuk është i butë a elastik. Brumë i ngurtë. Pëlhurë e ngurtë. Gjinj të ngurtë. Lopë e ngurtë lopë që i ka gjinjtë të fortë në të mjelë. Bëhet i ngurtë.
- 3. fig. Që ngul këmbë në qëndrimin e vet a në bindjet e veta dhe nuk pranon të bëjë asnjë lëshim ose ndryshim sipas kushteve a rrethanave; që kërkon zbatim të rreptë pa asnjë shmangie ose ndryshim, i pandryshueshëm. Njeri i ngurtë. Qëndrim i ngurtë. Pikëpamje të ngurta. Normë e ngurtë. Metoda burokratike e të ngurta.
NGURTË ndajf.
- Në mënyrë të ngurtë, me rreptësi, pa asnjë lëshim ose ndryshim sipas kushteve e rrethanave. E kupton (e zbaton) ngurtë.