NGURTËSI f.

  • 1. Vetia e një trupi të ngurtë, të qenët i ngurtë. Ngurtësia e lëndës. Humbet (fiton) ngurtësinë.
  • 2. fig. Qëndrim i prerë, që nuk lejon asnjë shmangie ose ndryshim pavarësisht nga kushtet e rrethanat; vetia e njeriut të ngurtë. Ngurtësi burokratike. Ngurtësia e karakterit.