ngushëllohem
NGUSHËLLOHEM vetv.
- 1. Më largohet një hidhërim a një vuajtje, më ikën dëshpërimi për një fatkeqësi, qetësohem. Nuk ngushëllohet lehtë.
- 2. Gjej gëzim e kënaqësi te dikush a te diçka, që më zëvendëson dikë a diçka të humbur; kënaqem me dikë a me diçka tjetër. Ngushëllohet me djalin tjetër. Ngushëllohet me punë. Duhet të ngushëllohet me kaq.
- 3. Pës. e NGUSHËLLOJ.