NGUSHËLLOJ kal.

  • 1. Përpiqem t'i lehtësoj dhembjen a hidhërimin dikujt duke i dhënë zemër me fjalë të mira; i jep zemër për të përballuar një fatkeqësi. Ngushëlloi mikun (shokun). E ngushëlloi me fjalë të mira.
  • 2. I shpreh hidhërimin dhe ndjenjat e mia të afërta dikujt që ka humbur një njeri të familjes. Ngushëlloi familjen e të ndjerit. Shkoi për të ngushëlluar.