ngutshëm
NGUTSHËM mb.
- 1. Që kërkon një zgjidhje të shpejtë; që nuk pret të shtyhet për më vonë; urgjent. Rast i ngutshëm. Nevoja (kërkesa) të ngutshme. Problem i ngutshëm. Detyrë e ngutshme. Kam punë të ngutshme.
- 2. Që kryhet menjëherë e pa asnjë vonesë, që bëhet me ngutësi, i shpejtë e i menjëhershëm. Ndërhyrje e ngutshme. Bënë një mbledhje të ngutshme.
- 3. I ngutur. Njeri i ngutshëm.