NIMFË f.

  • 1. mit. Perëndeshë e një shkalle më të ulët, që përfytyrohej në mitologjinë e lashtë greke e romake si një vajzë e bukur, e cila banonte në ujëra, në pyje e në male. Nimfat e lumit (e pyllit). Shkallë e stolisur me nimfa.
  • 2. zool. Fazë e zhvillimit të larvave të disa insekteve, kur ato mbështillen me një cipë me fshikëz. Faza e nimfës. Shndërrohet (kthehet) në nimfë.