nisje
NISJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NIS, NISEM. Nisja e trenit. Nisja e bisedimeve. Dita (ora) e nisjes. Çasti i nisjes. Bazë nisjeje.
- 2. Periudha e parë e një veprimtarie, fillim. Nisje e mbarë. Jemi në nisje të punës. Nisja ka vështirësi.
- 3. sport. Vendi ku fillon një garë për të përshkuar një largësi. Vija e nisjes. Nisja shënohet me një vijë të bardhë.