nismë
NISMË f.
- 1. Punë që e merr përsipër i pari dhe me vullnetin e me dëshirën e vet një punonjës a një kolektiv për të bërë ose për të organizuar diçka, zakonisht të re e që kërkon përpjekje; iniciativë. Nismë e guximshme (revolucionare). Me nismën e punëtorëve. Morën një nismë. E përkrahën nismën e punëtorëve.
- 2. Zanafillë; fillim. Nismë e mbarë. E ka nismën disa shekuj më parë.
- 3. Mbështetja nga nisemi për të bërë diçka; pikënisje. Duke e marrë nismën nga...
- Nismë ligjvënëse drejt. e drejta për të propozuar a për të paraqitur i pari projektligje në organin ligjvënës.