nivel
NIVEL m.
- 1. Lartësia që arrin një sipërfaqe uji e lirë; lartësia e një lëngu në një enë. Niveli i lumit (i liqenit). Niveli i detit pika e marrë si zero, nga e cila nisemi për të përcaktuar lartësitë e ndryshme të sipërfaqes së tokës. Mbi (nën) nivelin e detit. Matja e nivelit. Kontrolli i nivelit të vajit (në motor).
- 2. Lartësi e diçkaje në marrëdhënie a në krahasim me diçka tjetër, vija që merret për të krahasuar lartësinë e diçkaje. Në nivel me syrin. Në nivelin e mëlçisë (e zemrës). Në nivel me kohën (me situatën).
- 3. fig. Shkalla e zhvillimit cilësor, ngritja cilësore që ka arritur dikush a diçka dhe që mund të krahasohet. Nivel i lartë (i ulët). Niveli ekonomik (material). Niveli kulturor (ideologjik, politik, shkencor, artistik). Niveli i jetesës së popullsisë. Niveli i studimeve (i shkollës, i teknikës). Ngritja e nivelit arsimor (teknik, profesional).
- 4. Shkalla në një shkallëzim hierarkik, rang. Shkollat e të gjitha niveleve. Takim (konferencë) e nivelit të lartë takim në mes të kryetarëve të shteteve. Organizatat e masave të të gjitha niveleve.
- 5. min. Secili nga rrafshet horizontale prej ku degëzohen punimet kryesore të minierës. Zbriti në nivelin e tretë.
- 6. Vegël e thjeshtë me një qepar me ujë, që shërben për të përcaktuar nëse është horizontal një rrafsh. Nivel uji për muratorët.