NIVELOJ kal.

  • 1. Sjell në të njëjtin rrafsh një sipërfaqe, duke zhdukur vendet më të ngritura e më të ulëta, rrafshoj, sheshoj. Niveloj tokat. Niveloj një rrugë.
  • 2. Rregulloj një pajisje, një makinë, një armë etj. që të jetë plotësisht horizontale me tokën; sjell në një nivel. Niveloj makinën (topin). Niveluan shinat.
  • 3. fig. I quaj a i vë në të njëjtën shkallë zhvillimi ose në të njëjtat kushte; sjell në të njëjtin nivel, rrafshoj; keq. fshij, zhduk mekanikisht çdo lloj dallimi e ndryshimi ndërmjet njerëzve ose vlerave, rrafshoj. E niveloi zhvillimin shoqëror. I nivelon autorët (veprat).