NJËANSHËM mb.

  • 1. Që ka vetëm një anë; që bëhet vetëm në njërën anë, që i takon vetëm një ane. Krehje e njëanshme e pëlhurës.
  • 2. Që është i drejtuar në një anë, që ecën a zhvillohet në një drejtim të vetëm, që bëhet në një krah; kund. i gjithanshëm; i shumanshëm. Plehërim i njëanshëm plehërim vetëm me një lloj plehu. Ushqim i njëanshëm. Bujqësi e njëanshme. Përgatitje e njëanshme. Punë e njëanshme. Zhvillim i njëanshëm. Prodhim i njëanshëm.
  • 3. Që interesohet e merret vetëm me një degë të dijes, të artit etj., që ka interesa shumë të ngushta, i kufizuar; kund. i shumanshëm; i gjithanshëm. Njeri (studiues) i njëanshëm. Është i njëanshëm.
  • 4. Që e vështron diçka vetëm nga një anë, që merr parasysh a që njeh vetëm një anë të saj, i ngushtë; kund. i gjithanshëm; i gjerë. Kuptim i njëanshëm. Gjykim i njëanshëm. Në mënyrë të njëanshme.
  • 5. Që anon në gjykimin e një çështjeje ose në vlerësimin e diçkaje vetëm nga njëra anë a nga njëra palë, jo i paanshëm. Qëndrim i njëanshëm.
  • 6. Që bëhet vetëm nga njëra prej palëve ose nga njëri prej njerëzve që janë lidhur për diçka; që kryhet pa pëlqimin e palës tjetër a të njerëzve të tjerë, që bëhet pa u këshilluar me ta. Veprim i njëanshëm. Vendim i njëanshëm. Pushim i njëanshëm zjarrit. Traktat paqeje i njëanshëm. Denoncim i njëanshëm i një traktati.