njëfish
NJËFISH m.
- Sasi, përmasë, vlerë e barabartë me një tjetër, që merret si bazë. Njëfishi i çmimit. Njëfishi i vlerës.
NJËFISH mb.
- I thjeshtë, tek; i përbërë prej një filli, një pale, një pjese etj.; i njëfishtë. Tel njëfish. Pëlhurë njëfishe.
NJËFISH ndajf.
- 1. Aq sa është.
- 2. Më njësh, njësh.