njëherazi
NJËHERAZI ndajf.
- 1. Në të njëjtën kohë, të gjithë njëherësh; njëkohësisht. U përgjigjën njëherazi. E filluan punën njëherazi.
- 2. Në po atë masë; gjithashtu, po ashtu. Çështje që i përkasin njëherazi letërsisë dhe shkollës. I thjeshtë e i zgjuar njëherazi.