NJËJTË mb.

  • 1. Po ai ose po ajo gjë; që ka qenë ose që është përmendur njëherë (përdoret për qenie, sende, dukuri dhe vihet zakonisht para emrit); kund. i ndryshëm. I njëjti njeri. I njëjti armik. I njëjti vend (qytet, fshat). E njëjta rrugë. Në të njëjtën kohë (orë). Të njëjtat mallra. Të njëjtat të drejta. E njëjta ngjyrë. Me ritëm të njëjtë.
  • 2. I barabartë; fare a shumë i ngjashëm a i afërt (vihet zakonisht pas emrit); kund. i ndryshëm. Dy pjesë të njëjta. Kanë trup të njëjtë. Me gjatësi të njëjtë. Me moshë të njëjtë. Në të njëjtën masë. Me ngjyrë të njëjtë. Mendime (pikëpamje, synime, qëllime) të njëjta.
  • Noton në të njëjtat (në po ato) ujëra me dikë keq. shih tek UJ/Ë,~I.