NJËLLOJSHMËRI f.

  • 1. Të qenët njëlloj ose fare a shumë i ngjashëm me një tjetër, të qenët si ai; të qenët i një fare a i të njëjtit lloj. Njëllojshmëria e lëndëve të para. Njëllojshmëria e pikëpamjeve (e ideve). Njëllojshmëria e formave të punës.
  • 2. Të qenët po ai, të qenët i pandryshueshëm a i qëndrueshëm, të qenët i njëjtë. Njëllojshmëria e temperaturës.