njëllojtë
NJËLLOJTË mb.
- 1. Që është njëlloj ose fare a shumë i ngjashëm me një tjetër, që është si ai; që janë të një fare a të të njëjtit lloj; i barabartë. Kushte të njëllojta. Veshje të njëllojta. Tipare të njëllojta. Bimë të njëllojta. Punë të njëllojta.
- 2. Që është po ai, që nuk ndryshon, që qëndron ashtu si është a sa është ose si ka qenë a sa ka qenë, i njëjtë. Temperaturë e njëllojtë. Pagë e njëllojtë. Çmime të njëllojta. Gjendje e njëllojtë. Sjellje e njëllojtë.