njësit
NJËSIT m. usht.
- 1. hist. Grup i vogël partizanësh ose ilegalësh gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, që kryente veprime të armatosura ose detyra të tjera. Njësit partizan. Njësitet guerile. Njësiti i fshatit. Komandanti i njësitit. Aksionet e njësitit.
- 2. Formacion i vogël ushtarak. Njësit vrojtues. Njësitet e luftimit. Njësitet vullnetare popullore. Njësiti i shërbimit.