NJËTRAJTËSISHT ndajf.

  • Në mënyrë të njëtrajtshme, në mënyrë të njëllojtë a të njëjtë gjatë gjithë kohës; në mënyrë të pandryshueshme. Përhapet (shpërndahet) njëtrajtësisht. Ngrihet njëtrajtësisht. Ngjyroset njëtrajtësisht. Lëvizje njëtrajtësisht e ndryshuar (e përshpejtuar, e ngadalësuar). fiz. lëvizje në të cilën shpejtësia ndryshon (zmadhohet, zvogëlohet) në madhësi të barabarta a në pjesë kohe të barabarta.