NJËVJEÇAR mb.

  • 1. Që zgjat një vit, që vijon një vit; që kryhet brenda një viti. Periudhë njëvjeçare. Plan njëvjeçar. Kurs njëvjeçar. Veprimtari (punë) njëvjeçare. Përvojë njëvjeçare.
  • 2. Që është një vjeç, motak. Fëmijët njëvjeçarë. Kec (qengj, viç) njëvjeçar.
  • 3. bot. Që e kryen ciklin e plotë të zhvillimit brenda një viti. Bimë (lule) njëvjeçare.
  • 4. Që është prodhuar një vit më parë dhe ruhet që prej një viti në gjendje të mirë (zakonisht për disa fruta e perime). Ftonj njëvjeçarë. Arra (lajthi, bajame, mollë) njëvjeçare. Fasule njëvjeçare.
  • 5. Përd. em. sipas kuptimit 2 e 3 të mbiemrit.