njëzëri
NJËZËRI ndajf.
- 1. Të gjithë së bashku me një zë. Thanë njëzëri. Folën (thirrën, u përgjigjën) njëzëri.
- 2. fig. Duke qenë të gjithë në një mendje dhe pa shprehur askush ndonjë mendim a qëndrim të kundërt ose të ndryshëm, me miratimin e të gjithëve; duke e dhënë votën e tyre të gjithë për një vendim, për një kandidat etj. U miratua njëzëri. U zotuan (pranuan, vendosën) njëzëri. E dënuan njëzëri. U zgjodh njëzëri.