njëzetvjeçar
NJËZETVJEÇAR mb.
- 1. Që zgjat njëzet vjet, që vijon njëzet vjet; që kryhet brenda njëzet vjetësh. Veprimtaria (puna) njëzetvjeçare. Rruga njëzetvjeçare.
- 2. Që është njëzet vjeç. Të rinjtë njëzetvjeçarë. Vajzë njëzetvjeçare. Partizan njëzetvjeçar.
- 3. si em. ~, ~I m. ~Ë, ~ËT. Periudhë prej njëzet vjetësh. Njëzetvjeçari i parë i këtij shekulli. Njëzetvjeçari 1950-1970.
- 4. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Ne, njëzetvjeçarët.