NOFULL f.

  • 1. anat. Secila nga të dy kockat e fytyrës, të vendosura përballë njëra-tjetrës, në të cilat janë vendosur dhëmbët, fulqi; pjesa e fytyrës ku janë këto kocka. Nofulla e sipërme (e poshtme). Me nofulla të dala. Mishi i nofullës. Shtrëngoi nofullat.
  • 2. tek. Pjesë e një vegle ose mekanizmi që shërben për të mbajtur pa lëvizur a për të shtrënguar diçka gjatë punës. Nofullat e darës.
  • I theu (i dërrmoi) nofullat (hundët, brinjët, turinjtë, dhëmbët) dikujt përçm. shih te THYEJ.