NOVATOR m.

  • Ai që paraqit dhe vë në jetë mënyra, metoda ose ide të reja e përparimtare në një fushë të prodhimit, të shkencës, të artit etj. Novatorët e prodhimit. Propozimet e novatorëve. Lëvizja e novatorëve. Dita e novatorëve.


NOVATOR mb.

  • 1. Që sjell diçka të re e përparimtare në një fushë të prodhimit, të shkencës a të artit. Ide novatore. Art novator. Poet novator në përmbajtje dhe në formë.
  • 2. Që ka të bëjë me novatorët e prodhimit e të teknikës, i novatorëve. Lëvizja novatore.