NUHATJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NUHAT, NUHATEM. Nuhatja e erës nga qeni. Nuhatja e rrezikut.
  • 2. Aftësia e njeriut a e kafshës për të nuhatur, të nuhaturit. Organi i nuhatjes. Nervi i nuhatjes. Pengon nuhatjen.
  • 3. fig. Aftësia për të kuptuar diçka nga disa shenja të jashtme a nga rrethana që mezi kapen, mprehtësi. Nuhatje e hollë. Nuhatje politike (klasore, revolucionare). Ka nuhatje të mprehtë.