NUR m. bised.

  • 1. Shprehja e fytyrës, fytyra, duka. I ndrit nuri. I qesh nuri. I nxin nuri.
  • 2. ~E, ~ET. Hijeshi, bukuri që të bën për vete, hir. Nur i rrallë. Gjithë nur. Vajzë me nur (me nure). Ka nur. I jep nur fytyrës. I ra një nur u zbukurua. I bie nuri nga vitet (mosha). Si nuri shumë i bukur, i hijshëm.
  • 3. Pamje e jashtme, hije; shkëlqim, dritë. Nur fisnik. Ka nur të rëndë. I jep një nur. I ka rënë një nur i kuq (i bardhë). I lëshon nur fytyra.
  • Digjet nur ndrit, shkëlqen shumë. S'i ndrit nuri edhe poh. shih te NDRIT.


NUR mb. bised.

  • Shumë i bukur, i hijshëm, i pashëm (për njerëzit). Djem e vajza nure.