NUSKË I f.

  • 1. vjet. Një copë letër e mbledhur zakonisht si trekëndësh, e mbushur me fjalë të kota, të shkruara nga një fetar, të cilën e mbanin në trup njerëzit me paragjykime ose ua varnin fëmijëve, duke kujtuar se kishte fuqi për t'i mbrojtur nga një sëmundje ose nga të këqijat; hajmali. Nuskat e hoxhallarëve. Nuk u besojnë nuskave. I dogjën nuskat e pështira.
  • 2. bised. Thelë ëmbëlsire në trajtë trekëndëshi ose rombi. Nuskat e bakllavasë.


NUSKË II f.

  • 1. Kukull fëmijësh. Luan me nuska.
  • 2. Grumbull me duaj misri të korrur dhe të mbështetur njëri pas tjetrit, kapule misri. E bënë misrin nuska.