NXEH kal.

  • 1. E bëj të nxehtë a më të nxehtë, i ngre shumë temperaturën, i jap nxehtësi; kund. ftoh. Nxeh ujin. Nxeh hekurin sa e skuq. Nxeh në zjarr. Nxeh mirë (shumë). E ka nxehur rërën dielli. Duhet ta nxehim edhe ca.
  • 2. I shtie dru, qymyr etj. furrës a sobës që të bëjë zjarr të mirë. E nxehu mirë sobën.
  • 3. fig. E bëj dikë që të zemërohet shumë, e inatos, i ngre nervat. E nxehu me fjalë. Mos e nxeh!
  • 4. jokal. Lëshon nxehtësi, jep nxehtësi. Nxeh dielli. Nxeh zjarri.
  • I nxehu (i ndezi) gjakrat shih te GJAK,~U I. Mos më nxeh kryet! thjeshtligj. mos më mërzit shumë!