NXEHEM vetv.

  • 1. vet. veta. Bëhet i nxehtë a më i nxehtë; i ngrihet shumë temperatura, fiton nxehtësi; kund. ftohet. U nxeh masha (hekuri). U nxeh shumë uji. Duhet të nxehet më shumë.
  • 2. Marr nxehtësi, duke qëndruar në diell, pranë zjarrit, duke lëvizur etj. Nxehem pranë zjarrit. U nxeh tepër në diell. U nxehëm duke ecur. Ishin nxehur nga udha.
  • 3. fig. Zemërohem, humbas gjakftohtësinë. Nxehet për hiçgjë. Mos u nxeh! Nxehet shpejt. M'u nxeh gjaku.
  • 4. Pës. e NXEH 1-2.
  • U nxehën (u ndezën) gjakrat marrin zjarr ndjenjat e pjesëmarrësve në një bisedë, mosmarrëveshje etj. Iu nxeh (iu ndez) gjaku shih te GJAK,~U I.