nxehtësisht
NXEHTËSISHT ndajf.
- 1. Me shumë përzemërsi dhe dashuri, në mënyrë shumë të përzemërt, me gjithë shpirt. Përshëndet (uroj) nxehtësisht. Falënderoj nxehtësisht. E duartrokitën nxehtësisht. Përkrah nxehtësisht.
- 2. Në mënyrë këmbëngulëse; duke ngulur këmbë për diçka me të gjitha fuqitë, me forcë. Kundërshtoi nxehtësisht. Dëshiron nxehtësisht. Mbron nxehtësisht idetë (pikëpamjet) e veta. Iu lut nxehtësisht.