NXIRË mb.

  • 1. Që është bërë i zi; që është lyer me të zezë; që është ndotur me diçka të zezë a të errët. Mur i nxirë. Kokrrat e nxira. E kish mishin të nxirë.
  • 2. Që ka marrë ngjyrë të zeshkët nga dielli (për lëkurën). I ka krahët të nxirë.
  • 3. fig. I shkretë, i mjerë, fatkeq (për dikë që vdes a për dikë, të cilit i vdes një njeri shumë i afërt e i dashur). I nxiri djalë! E nxira nënë! I nxiri ai! I mjeri ai! (për të vdekurin).
  • 4. Përd. em. sipas kuptimit 3 të mbiemrit. Më kujtohet i nxiri.
  • I nxiri (i shuari) me bojë shih te BOJ/Ë,~A.

NXIRIM m. shih NXIRJ/E,~A.