NXITËS m.

  • 1. Ai që shtyn dikë me fjalë a me veprime për të bërë diçka, ai që nxit të bëhet diçka, shtytës. Nxitësit e kryengritjes. Nxitësit e luftës luftënxitësit. Zbuloi nxitësit e krimit (e vrasjes).
  • 2. Diçka që shërben për t'i shtuar vrullin a fuqinë një veprimtarie a një dukurie. Nxitës i fuqishëm. Nxitës moral (material).
  • 3. fiziol. Lëndë ose mjet që e ngre veprimtarinë e sistemit nervor ose të një organi; kund. qetësues. Vepron si nxitës.


NXITËS mb.

  • 1. Që të shtyn të veprosh në një drejtim të caktuar; që i jep vrull e fuqi kryerjes së diçkaje. Fjalë (thirrje) nxitëse. Shembull nxitës. Mjet nxitës për të shtuar prodhimin. Luan një rol nxitës.
  • 2. fiziol. Që i shton gjallërinë e veprimtarinë sistemit nervor ose një organi; kund. qetësues. Pije nxitëse. Mjekime nxitëse.