OBJEKT m.

  • 1. Çdo gjë materiale, që mund të kapet nga organet e shqisave si diçka më vete; send. Objekt i gjallë. Objektet e natyrës. Grup (grumbull) objektesh.
  • 2. Send, mjet, përdorëse etj. që i hyn në punë njeriut për të plotësuar nevojat dhe për të përmbushur kërkesat e tij; send i tillë me vlerë arkeologjike, etnografike etj. Objektet shkollore. Objekte të nevojshme (të domosdoshme). Objekte arkeologjike (etnografike). Objekte zbukurimi. Objekte me vlerë. Objekte prej bakri (prej ari).
  • 3. Ndërtesë a vepër industriale, bujqësore etj., ku punohet, prodhohet diçka a kryhet një veprimtari; vepër ekonomike, kulturore etj, që ndërtohet për qëllime të caktuara. Objekte ekonomike. Objekt industrial (bujqësor, ushtarak). Objekte socialo-kulturore. Objektet kryesore të planit pesëvjeçar. Punohet në pesë objekte. Po ndërtohen shumë objekte të reja.
  • 4. filoz. Bota materiale me sendet e dukuritë e saj, që ekziston jashtë nesh e pavarësisht nga ne, që nuk varet nga ndërgjegjja e që është parësore kundrejt saj dhe që i nënshtrohet veprimtarisë njohëse të njeriut. Objekti i njohjes. Objekti dhe ideja.
  • 5. Qenie, send a dukuri, ku përqendrohet vëmendja jonë ose që i nënshtrohet një studimi, një vëzhgimi, a një veprimi; a jo me të cilën merret shkenca, arti etj.; përmbajtja themelore e diçkaje; qëllimi ku synon një veprimtari, objektiv. Objekt studimi (vëzhgimesh, kërkimesh). Objekti i diskutimit (i mbledhjes). Objekti i një vepre (i një shkence). Objekti i filozofisë (i gjuhësisë, i pedagogjisë). E arriti objektin. Nxënësi është objekt dhe subjekt i edukatës.