OBJEKTIVISHT ndajf.

  • 1. filoz. Jashtë ndërgjegjes dhe pavarësisht prej saj, para ndërgjegjes dhe pa u varur prej saj. Është (ekziston) objektivisht.
  • 2. Pa u nisur nga interesat, nga ndjenjat ose nga qëllimet vetjake, pa u ndikuar nga ndonjë paramendim; me paanësi, ashtu siç është. Gjykon objektivisht. E vlerëson objektivisht. E pa më objektivisht.