OBJEKTIVITET m.

  • 1. filoz. Të qenët objektiv, karakteri objektiv. Objektiviteti i botës (i materies, i hapësirës dhe i kohës).
  • 2. Qëndrim i drejtë dhe i paanshëm, paanësi; të qenët objektiv në vështrimin dhe vlerësimin e gjërave. Diskutoi (foli) me objektivitet. E pa me objektivitet.