obobo
OBOBO pasth.
- 1. Përdoret kur shprehim keqardhje të madhe, dhimbje të thellë ose vuajtje për një fatkeqësi; bobo. Obobo, ç'e gjeti të mjerin! Obobo, si ishte bërë i shkreti!
- 2. Përdoret kur shprehim habi të madhe para një të papriture ose për diçka jo të zakonshme, bobo. Obobo, sa qenka! Obobo, sa të bukura.
- 3. Përdoret kur shprehim shqetësim, pakënaqësi a mërzi të madhe për diçka që mund të ndodhë, frikë para një rreziku etj.; bobo, bubu. Obobo, kush merret me të tani! Obobo, kush i del atij! Obobo, kush e bën përsëri gjithë këtë punë! Obobo, kush shkon edhe një herë atje!