ogiç
OGIÇ m.
- 1. Dash i madh me këmborë, që i prin tufës së dhenve; përçor. Ogiçi i këmborës.
- 2. Qengj i urtë e i mësuar, që i shkon pas bariut a një fëmije, manar. Ogiç i pandarë. Ogiçi i shtëpisë (i djalit). I shkon pas si ogiç.
- 3. fig. Njeri i urtë, zakonisht i mitur e i ushqyer mirë, që shkon gjithnjë pas dikujt.
- 4. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Dash (qengj) ogiç. Djalë ogiç.