OJNË I f.

  • 1. Sjellja a shtirja e dikujt sikur nuk e do ose nuk i pëlqen diçka me qëllim që t'i luten të tjerët; shprehje mospëlqimi për një gjë a për një punë, naze. Njeri me ojna dhe me teka. Bën ojna. U bën ojna gjellëve. Nuk i bën ojna punës.
  • 2. Lëvizje, sjellje ose e folur me naze për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve ose për t'u pëlqyer atyre; shaka, lojë. Njeri me ojna. Ka ojna shumë. Flet me ojna. E bëri për vete me ojna. Ia di ojnat dikujt. Mos bëj ojna me mua!
  • 3. Lëvizje a e folur e këndshme e fëmijëve të njomë, lojë. Ojnat e foshnjës (e fëmijëve). Ojna dasme. I luajti (i bëri) një ojnë dikujt.

OJNË II f.

  • 1. Ojë. Shami (këmishë) me ojna.
  • 2. fig. Zbukurim që i bëjmë diçkaje. I bëri ojna diçkaje. Flet me ojna për punën (për ndodhinë). Po ju flas pa ojna.