oligarki
OLIGARKI f.
- 1. hist. Formë qeverisjeje në kohën e vjetër e në mesjetë, kur pushtetin e kishte në duart e veta një rreth shumë i ngushtë skllavopronarësh e aristokratësh të pasur, të cilët shtypnin e shfrytëzonin pa mëshirë robërit e shtresat e varfra; përmb. grupi i vogël sundues në këtë formë qeverisjeje. Oligarkia skllavopronare (aristokrate). Lufta kundër oligarkisë.
- 2. Sundimi politik dhe ekonomik i një grupi të vogël miliarderësh në vendet imperialiste, të cilët përfaqësojnë diktaturën e kapitalit financiar dhe të monopoleve; përmb. pronarët e monopoleve të mëdha që bëjnë pjesë në këtë grup dhe që nxjerrin fitime të shumta duke shfrytëzuar egërsisht masat e gjera punonjëse në vendet kapitaliste, si edhe vendet e prapambetura. Oligarkia financiare.