ombrellë
OMBRELLË f.
- 1. Çadër dore që hapet e mbyllet dhe që shërben për t'u mbrojtur nga shiu a nga dielli; çadër. Ombrellë shiu (dielli). Hapi (mbylli) ombrellën.
- 2. Tufë lulesh, bishtat e të cilave dalin nga i njëjti vend dhe zgjaten njëlloj; tërësia e degëve të disa pemëve, e cila ka trajtë të rrumbullakët; diçka që ka trajtën e çadrës. Ombrellë e thjeshtë (e përbërë). Ombrella e kërpudhës. Ombrella e pemëve (e pishave) kurora e pemëve. Ombrella e bombës atomike pjesa e sipërme e tymit të bombës atomike, që hapet si kërpudhë.
- 3. fig. Mbrojtje kundër goditjeve që mund të vijnë nga lart. Ombrellë ajrore. Ombrellë atomike mbrojtje nga sulmet me armë bërthamore, të cilën gjoja ua sigurojnë superfuqitë vendeve të tjera që nuk i kanë këto armë, duke synuar t'i mbajnë të çarmatosura e të nënshtruara.
- Nën ombrellën e dikujt nën mbrojtjen e dikujt. Iu bë ombrellë dikujt e mbrojti, e ruajti nga goditjet. I vuri ombrellën diçkaje e mbuloi një punë, nuk e nxori në shesh diçka; e pengoi diçka.