operacion
OPERACION m.
- 1. mjek. Ndërhyrja e kirurgut me thikë në trupin e një të sëmuri për t'i shëruar një plagë ose ndonjë sëmundje; operim. Operacion i lehtë (i rëndë, i vështirë). Operacion plastik. Salla (tryeza) e operacionit. Veglat e operacionit. Bëj operacion operoj.
- 2. usht. Tërësia e veprimeve luftarake, të organizuara sipas një ideje të vetme nga njësitë e mëdha për të zgjidhur zakonisht detyra të caktuara operative e strategjike. Operacion ushtarak (strategjik, i rëndësishëm, mësymës). Operacion ndëshkues (ndëshkimor). Operacion spastrimi. Operacioni i Dimrit. Operacioni i Qershorit. Ndërmorën (shpërthyen) një operacion. Bënë një operacion.
- 3. fin. Veprim. Operacione financiare (bankare). Operacion tregtar. Operacionet e bursës.
- 4. Veprimi që bëhet nga dikush a nga një makinë për të prodhuar ose për të përpunuar diçka, për të hequr një pjesë të saj, për të ndrequr një send etj. Operacionet kryesore. Operacionet teknike. Operacion i gjelbër. bujq. krasitje e lastarëve të një bime, që ajo të rritet më mirë dhe të japë sa më shumë prodhim. Operacionet e punës (e prodhimit). Kryhet i njëjti operacion. Ka shumë operacione.
- 5. fig. libr. Veprim i menduar mirë e i prerë, që bëhet për të arritur diçka; ndërhyrje a masë e menjëhershme dhe vendimtare për të zgjidhur një çështje në mënyrë rrënjësore. Operacion diplomatik. Bënë një operacion të thellë.