OPEROJ kal.

  • 1. mjek. Ndërhyj me thikë në trupin e një të sëmuri për ta shëruar, duke prerë një pjesë të trupit të tij ose duke çarë një plagë; i nënshtrohem një operacioni; bëj operacion. Operoj të sëmurin. Operoj krahun (stomakun, zorrën e verbër).
  • 2. jokal. libr. Punoj duke vënë në veprim një mjet a diçka tjetër; veproj; shfrytëzoj diçka. Operonte në një zonë fushore. Brigada operonte në Veri. Operon me të dhëna të pakta. Operon me figura të kërkuara.